Është bërë e ditur se Federata e Futbollit të Kosovës sot do ta mbajë manifestimin e saj të përvitshëm “Laureatët 2019”.
Ashtu si në vitin e kaular, edhe sivjet në këtë gala mbrëmje tradicionale do të jenë të ftuar mysafirë të shumtë, kurse si zakonisht, do të përmblidhen të arriturat e vitit, si dhe do të bëhet përzgjedhja e më të mirëve.
Po ashtu, komisioni i caktuar nga KE i FFK-së ka bërë të ditur se tashmë i ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për këtë manifestim, i cili fillon në orën 17:00.
Kujtojmë se vitin e kaluar epiteti i futbollistit më të mirë të vitit i takoi Arbër Zenelit, përcjell albinfo.ch.