Federata e Futbollit të Kosovës ka dalë me një reagim për ndeshjet ilegale që po luhen në futbollin e Kosovës nga strukturat serbe.
Shtëpia më e madhe e futbollit kosovar ka dënuar organizimet e këtyre ndeshjeve, derisa ka kërkuar nga institucionet shtetërore të marrin masa.
Reagimi i plotë i FFK-së:
Federata e Futbollit e Kosovës reagon ashpër ndaj ndeshjeve ilegale në futboll dhe improvizimin e garave në territorin e Republikës së Kosovës nga struktura ilegale në veri të vendit. FFK u bën me dije të gjithëve se ky është një mashtrim, njëherësh nxitje e problemeve për popullatën në veri të vendit, ngase improvizime të tilla më nuk do të lejohen.
Ditë më parë në mediat serbe bëri bujë lajmi për inkuadrimin e të ashtuquajturit ‘FK Trepca’ nga Mitrovica e Veriut në një rang më të lartë të garave nën ombrellën e Federatës së Futbollit të Serbisë.