Këtë të premte në Gjilan do të mbahet edicioni i parë i Festivalit “N’rrot Fest”, nga ku parat e mbledhura do t’u dedikohen familjeve në nevojë në këtë periudhë festash.
Motoja e festivalit është “Ti ke, dikush nuk ka”, ndërkohë në të do të performojnë artistë të njohur.
Menaxheri i këtij projekti dhe një prej vullnetareve kanë bërë thirrje për solidaritet më të madh.