Dhjetëra entuziastë të kërcimeve nga lartësi të mëdha nga vende të ndryshme morën pjesë në festivalin vjetor të hedhjes në Soçi të Rusisë.
Guximtarët u hodhën në erë nga një urë prej 207 metrash, duke parë pamje mahnitëse të maleve që e rrethonin qytetin.
Kjo është hera e katërt që festivali është mbajtur në Soçi.
Kërcimi i këtij lloji është aktivitet popullor, në të cilin parashutistët hidhen nga ndërtesat e larta, urat dhe shkëmbinjtë.