Festivali i Gjelbër ofron një platformë rrjetëzimi për Bizneset e Gjelbra, agjencitë qeveritare, donatorët dhe të gjithë akterët relevant të energjisë së gjelbër. Këtë vit, 23 kompani vendore do t’i ekspozojnë produktet e tyre “të gjelbra” të prodhuara në Kosovë në Pavionin e Gjelbër.
Pjesë e festivalit do të jenë edhe Forumet e Gjelbra, ku ekspertë ndërkombëtarë dhe vendor do të prezantojnë trendët e fundit dhe të ardhshme të industrisë në riciklim, energji solare, efiçiencë të energjisë, duke theksuar rëndësinë e energjisë së gjelbër. Aktivitete të tjera interesante dhe argëtuese me tematikë të “gjelbër” do të zhvillohen në festival dhe në sheshin “Zahir Pajaziti”.
Klikoni këtu për t’u qasur në agjendën e festivalit dhe na ndiqni në Facebook për më shumë informata