Aktivitete të ndryshme kulturore janë zhvilluar gjatë gjithë këtyre diteve dhe do vijojnë deri në fund të këtij muaji.
Ambasadori Gjerman në Tiranë, Hellmut Hoffmann, e ka hapur Oktoberfest-in (Festen e Birrës) së Shoqatës Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA).
DIHA organizon për të pestën herë radhazi një feste birre, e cila lidh traditën e Oktoberfest-it ne Mynih me kulturën festive shqiptare. “Oktoberfest-i” është pjese e aktiviteteve të Tetorit Gjerman dhe organizohet në saje të ndihmës se disa prej anëtarëve të DIHA-s, të cilët sponsorizojnë për këtë festë, raportojnë mediat e Tiranës.
“Oktoberfest” është ndër fetsat më të mëdha në botë.
Se sa e popullarizuar është kjo festë, tregon edhe trendi i përhapur viteve të fundit në vende të ndryshme, si edhe në Zvicër, i mbajtjes së “Festave të birrës” ose “oktoberfest-ave”, që janë kopje e origjinalit nga Munihu
Në Mynih mblidhen rreth 6 milionë njerëz nga e gjithë bota përgjate dy javëve të zhvillimit të tij. Prej vitesh është kthyer në tradite festimi edhe në shumë vende të globit.