Policia e Kosovës pērmes një rapoeti të publikuar pas ndërrimit të moteve ka njoftuar se nata e vitit të ri ka kaluar kryesisht e qetë.
Megjithatë, sipas policisë, janë raportuar disa raste ku janë përdorur armë zjarri ‘për të festuar’ dhe incidente me lëndime të lehta nga përdorimi i pakujdesshëm i mjeteve piroteknike.
“Referuar raportimeve nga të gjitha Drejtoritë Rajonale Policore (DRP), nata e vitit të ri ka kaluar kryesisht e qetë, megjithëse janë raportuar disa raste ku janë përdorur armë zjarri ‘për të festuar’ dhe incidente me lëndime të lehta nga përdorimi i pakujdesshëm i mjeteve piroteknike”, thuhet në komunikatë, transmeton Albinfo.ch.