Italia pritet t’u nënshtrohet kufizimeve të reja, ndërsa situata po përkeqësohet dhe masat e zonës së verdhë po luftojnë për të frenuar rritjen e infektimeve të shkaktuara nga variantet e COVID-19.
Në fakt, qeveria duket se është e orientuar drejt pranimit të treguesit CTS mbi nevojën për t’i kaluar rajonet që tejkalojnë 250 infektime për 100 mijë banorë në zonën e kuqe, raporton ansa, përcjell Albinfo.ch.
Është gjithashtu e mundshme që të vendosen kufizime të zonës së kuqe në gjithë Italinë për fundjavën e Pashkës.
Por midis ministrave ka nga ata që, duke filluar me Roberto Speranza, po bëjnë presion për të forcuar kufizimet menjëherë, në gjithë territorin kombëtar, jo vetëm gjatë fundjavave.
Kryeministri Draghi, i cili për momentin nuk duket se e po e merr në konsideratë hipotezën e një bllokimi kombëtar, synon të vendosë mbi një bazë shkencore, jo politike: të dhënat do të jenë vendimtare.