Ambasadorja Elida Petoshati iu bashkua festimeve për Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, bashkë me shoqatën ‘Kosova’ në Aalborg të Danimarkës, shkruan albinfo.ch.
Aktivitetet filluan me shqipet e vogla, të cilëve iu dhuruan tekstet për mësimin e gjuhës dhe të kulturës amëtare.
Programi i pasur artistik i mbrëmjes përçoi emocione të veçanta dhe nxori në pah vlerat patriotike të shoqatës ‘Kosova’ dhe drejtuesve të saj në ruajtjen e kultivimin e rrënjëve identitare e të larmisë kulturore të botës shqiptare, veçanërisht te brezat e rinj. Klasat e shqipes dhe shembujt e suksesit të anëtarësisë së kësaj shoqate në jetën komunitare dhe në shoqërinë daneze janë pjesë e trashëgimisë pozitive të ndërtuar nga diaspora jonë e mrekullueshme në Danimarkë.


