Viti 2017 ka qenë shumë i suksesshëm për këngëtaren shqiptare, Dua Lipa. Ajo me hitet e saj theu shumë rekorde, duke qenë ndër këngëtaret më të dëgjuara në top-listat evropiane, kurse gjithashtu kishte edhe shumë koncerte, shkruan albinfo.ch.
Kënga e saj “Be The One” u shndërrua në hit, duke u dëgjuar anekënd Evropës.
Kjo këngë është lëshuar gjatë festës së fishekzjarrëve në kryeqytetin e Anglisë, Londër, për festën e Vitit të Ri.
Lipa është shprehur shumë krenare, që kënga e saj është përzgjedhur në spektaklin e fishekzjarrëve.