Një atraksion i ri turistik i është shtuar listës së gjërave për të vizituar në Prizeren. Ferrata “Panorama” është një shteg ngjitjeje me gjatësi 500 metra ne Grykën e Lumbardhit (në jug të Kosovës) e cila do t’u mundësojë entuziastëve të natyrës të provojnë kufijte e tyre.
Ky produkt turistik është një shembull i bashkëpunimit ne nivelin e zhvillimit ekonomik lokal drejt qëllimit të përgjithshëm të rritjes ekonomike.
Produkti menaxhohet nga Shoqata e alpinistëve SHB “SHARRI”. Ai është zhvilluar me mbeshtetjen e Komunës së Prizrenit dhe Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim. Asistenca teknike është realizuar nga “Marimangat”.
Kosovës i duhet ndihma juaj për të zhvilluar turizmin!
Ju faleminderit paraprakisht për pjesëmarrjen tuaj në anketë, linku ne vijim: PYETESORI