Sonte në 20:45 do të zhvillohet ndeshja ndërmjet Feronikeli – The New Saints në stadiumin “Fadil Vokrri”,përcjellë albinfo.ch
Me këtë rast Policia ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura që të ofrojë siguri për të gjithë pjesëmarrësit.
Ndërsa është bërë me dije edhe për rrugët që do të bllokohen përkohësisht, njofton Klan Kosova.
“Policia do të ndërpres qarkullimin e të gjitha automjeteve në rrugët: “Enver Zymberi” dhe “Rinia”, thuhet në njoftimin e Policisë.
“Operacioni do të fillojë të implementohet sot (16.07.2019), që nga ora 16:00 deri 23:00, andaj për të përballuar sa më lehtë rrethanat që do të paraqiten në qarkullimin rrugor”.