Kompania, e cila është duke u marrë me shitjen e biletave të ndeshjes miqësore mes Feronikelit dhe Milanit, “As Events”, ka dalë sot me një njoftim, ku tregon se fëmijët deri në moshën 6-vjeçare nuk kanë nevojë për bileta, transmeton albinfo.ch.
Ndeshja mes Milanit dhe Feronikelit do të zhvillohet më 10 gusht.
Ky është njoftimi i plotë i “As Events”:
Ju informojmë që fëmijët deri në moshën 6-vjeçare nuk kanë nevojë për bileta. Nga mosha 7-vjeçare duhet të jenë të pajisur me biletë. Fëmijët nën moshën 7-vjeçare duhet të kenë dokument identifikimi me vete.