Ekipi i Feronikelit ka kaluar në fazën kualifikuese të Ligës së Kampionëve.
Feronikeli ka zhvilluar ndeshjen me Santa Coloma.
Fitores së Feronikelit i është gëzuar edhe Presidenti Hashim Thaçi.
“Kampionët nuk definohen vetëm nga fitoret, por edhe nga këmbëngulja dhe vullneti i fortë për t’ia arritur qëllimit. Feronikeli dëshmoi se është një ekip i aftë që të rikthehet shpejt në lojë, i cili edhe me një lojtar më pak arriti të na dhuroi një fitore fantastike. Me plot meritë kaloi në fazën kualifikuese të Ligës së Kampionëve!”, ka shkruar Thaçi.