Si rëndomë bartëse e këtij projekti është Qeveria e Zvicrës e përkrahur edhe nga Komuna e Ferizajt dhe Qeveria e Kosovës.
“Unë falënderoj Qeverinë zvicerane e cila po bën shumë në komunën e Ferizajt dhe komunat fqinje për të zgjidhur problemet me ujin”, tha Ramadan Hasani, zëvendësministër i Zhvillimit Ekonomik. Ai premto mbështetjen e vazhdueshme të MZHE-së për realizimin e projekteve të tilla.
Nga ana e tij, kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu vlerësoi se inaugurimi i punimeve është një ditë e veçantë për banorët e 11 fshatrave të këtij rajoni (Sazli, Pojatë, Prelez i Jerlive, Prelez i Muhaxherëve, Surqinë, Bablak, Rahovicë, Mirosalë, Papaz dhe Softaj).
Ai tha se ky projekt është një bashkëinvestim që bëhen nga Komuna e Ferizajt së bashku me Qeverinë e Kosovës dhe me Qeverinë zvicerane, që ka për qëllim instalimin e rrjetit të ujësjellësit si dhe hapjen e puseve të reja për këtë ujësjellës, vlera e të cilit është 1.5 milion euro.
“Këto fshatra do të pajisen me sistem të ujësjellësit dhe me puse të reja dhe praktikisht ky është një vend që përveç që do të ketë ujë të bollshëm, do të ketë edhe ujë kualitativ. Ne si komunë jemi të gëzuar që kemi gjetur si donatorë Qeverinë e Kosovës dhe Qeverinë zvicerane, që është një donator i përhershëm”, tha Aliu.