Skip to content

Fëmijët për Halloween thyejnë një autobus, reagon Ahmeti

Së paku një autobus i Trafikut Urban është dëmtuar pasi fëmijë të papërgjegjshëm, në festën për Halloween kanë gjuajtur në drejtim të tij. Lajmin për këtë, bashkë me kërkesën që një gjë e tillë të ndalet, e ka bërë kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti. “Kështu nuk festohet Halloween askund! Festa është e fëmijëve me lëpiska […]

Së paku një autobus i Trafikut Urban është dëmtuar pasi fëmijë të papërgjegjshëm, në festën për Halloween kanë gjuajtur në drejtim të tij.

Lajmin për këtë, bashkë me kërkesën që një gjë e tillë të ndalet, e ka bërë kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

“Kështu nuk festohet Halloween askund! Festa është e fëmijëve me lëpiska e bonbone. Mos gjuani makinat!”, ka shkruar Ahmeti, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch