Të mërkurën në kuadër të transporit ndihmues gjerman “Kinder helfen Kindern” nga shkolla në St. Martin janë dërguar 500 fletore, 100 bloqe dhe dhurata tjera të vogla drejt Shqipërisë – konkretisht 1400 kilometra larg vendit gjerman në Fushë-Arrëz ku do pranohen nga Ati Andreas Waltermann.
Në manastir ka një kopfsht fëmijësh ku mësojnë 40 fëmijë nga mëngjesi deri pasdite, shkruan Westfälische Nachrichten. Ky nuk është aksioni i parë i ndihmës që vjen nga Gjermania për veriun e Shqipërisë.