Numri i emergjencës 147 të Pro Juventute shënon një rritje të thirrjeve prej 15 %. Këto thirrje bëhen nga fëmijët dhe të rinjtë, të cilët duan të shprehen në lidhje me temën e vetëvrasjes.
Kjo rritje shënohet deri në 30 % për rastet ku fëmijët janë viktima të sulmit moral. Sidomos bëhet fjalë për “mobbing”, një version sulmi moral që praktikohet përmes internetit dhe që është fenomen social, i cili duhet të merret shumë seriozisht, pohojnë organizatorët e kësaj shoqate.
Rritja e thirrjeve për ndihmë tregon se si shoqëria e sotme është e vështirë për fëmijët dhe të rinjtë, thotë ndër të tjera Shoqata Juventute Pro.