Bukuroshja shqiptare e cila mban titullin “Miss Gjermania”, Albijona Muharremaj i ka dhënë fund beqarisë. Ajo tani ka gjetur fatin e jetës së saj dhe është fejuar.
Lajmin për shndërrimin e unazave e ka bërë publik vet Albijona.
Ka mjaftuar të shkruan në profilin e saj “Go Engaged” në “Facebook”, për të u vërshuar më urime nga familjarët dhe miqtë e saj, njofton “albinfo.ch”.
20 vjeçarja nga Suhareka e cila jeton në Munih nuk ka dhënë më shumë detaje rreth fejesës së saj, madje ajo nuk ka preferuar të tregoj as se kush është i fejuari.
Vitin e kaluar, Muharremaj fitoi kurorën e “Miss Deutschland World 2015” dhe përfaqësoi Gjermaninë në “Miss World”. Përveç kësaj, një vit më parë ajo kishte përfaqësuar edhe Kosovën në “Miss Intercontinental” e cila ishte mbajtur në Magdeburg të Gjermanisë.
Albinfo.ch

