Profesori i studimeve islame dhe njëri nga teologët më bashkëkohor në Prishtinë, Xhabir Hamiti kundërshton shumicën e klerikëve islam që ndalojnë festimin e vitit të ri sipas kalendarit gregorian. Ai thotë se nuk është e ndaluar nëse festohet ndërrimi i moteve sipas kalendarit me të cilin punon shoqëria.
Në emisionin “Komitet” të Express, ai ka folur edhe për festimin ose jo i festës së Vitit të Ri nga myslimanët. Hamiti ka thënë se nuk ka përgjigje fetare dhe nuk ka nevojë për diçka të tillë për festimin e një feste për nder të fundit të vitit.
Megjithatë, ai ka thënë se mënyrat me anë të të cilave festohet viti i ri dhe që sipas tij, sjellin shfrenim të njerëzve, nuk janë të shëndetshme as në aspektin fetar, por edhe edukativ dhe etik.