Roger Federer figuron një nga njëqind figurat më me ndikim në botë nga revista “Time”.
Nga qindra të zgjedhurit, vetëm gjashtë u fotografuan në kopertinën e “Time”, dhe zvicerani 36-vjeçar është mes tyre, shkruan albinfo.ch.
Bill Gates shkroi një përmbledhje të shkurtër të fytyrës së Federer:
“Unë dëshmova se sa afër Roger dhe ekipi i tij punojnë për të përmirësuar jetën e fëmijëve të varfër. Roger e di se puna filantropike, ashtu si në tenis, kërkon shumë disiplinë dhe kohë”, shkroi Bill Gates.