Tenisti i famshëm zviceran, Roger Federer, ka fituar turneun “Qatar Open”, që tashmë është tradicional dhe mbahet në kryeqytetin e Katarit, në fillim të çdo viti.
Federer ka mposhtur në finale rusin Nikolai Davidenko me rezultat 2:0 (6:3, 6:4).
Me këtë fitore, ai siguroi triumfin e tij të tretë në Emirate, pasi ai tashmë kishte fituar në 2005/2006. Ky është titulli i 67-të në karrierën e Federer.
Ai udhëton tashmë me besim të plotë në Australi, në mbrojtje të suksesshme të titullit të ardhshëm për ktëtë vit në Melburn.