Reprezentacioni zviceran në tenis është plasuar në finalen “Davis Cup Final”, duke e mposhtur reprezentacionin e Italisë 3: 1
Triumfin zviceran e solli Roger Federer, i cili në tri sete, me 6:2, 6:3, 7: 6 mundi italianin Fabio Fonjini.
Kundërshtar i Zvicrës në finale të kësaj gare do të jetë Franca, e cila në dyshe mundi Republikën Çeke 3: 0.
Zviceranët shkojnë në finale për herë të dytë pas vitit 1992 në “Davis Cup Final”.
Ndërsa francezët e kishin fituar titullin 13 vjet më parë. Franca ka mposhtur në Paris Republikën Çeke, e cila kishte fituar këtë titull botëror njëmbëdhjetë herë rresht.