FC Zurich, me anë të një njoftimi ka bërë të ditur se ka liruar dy futbollistët shqiptarë, Benjamin Kololli dhe Hekuran Kryeziu, shkruan albinfo.ch.
Kololli dhe Kryeziu janë pjesë e Kombëtares së Kosovës, kurse tani janë të lirë të kërkojnë ambient të ri.
“Si pjesë e planifikimit të skuadrës, ka ndryshime të mëtejshme në FC Zurich. Kontratat e Benjamin Kololli dhe Hekuran Kryeziu nuk do të rinovohen.
29-vjeçari Benjamin Kololli filloi karrierën e tij të futbollit në FC Sion dhe prej atëherë luajti në Le Mont LS, FC Biel, BSC Young Boys dhe FC Lausanne-Sport para se të transferohej në FC Zurich në verën e vitit 2018. Futbollisti kosovar luajti 92 ndeshje konkurruese për FCZ, duke shënuar 26 gola dhe 19 asistime.
Mesfushori qendror Hekuran Kryeziu luajti në rininë e tij në SC Kriens dhe FC Luzern para se të bashkohej me ekipin e parë të FCL në sezonin 2011/2012, ku ai ishte nën kontratë me FC Vaduz përveç një sezoni. Në verën e vitit 2018, Kryeziu u transferua nga FC Luzern në klubin e qytetit. Lojtari i kombëtares kosovare shënoi dy herë për FCZ në gjithsej 77 ndeshje.
Ne dëshirojmë të falënderojmë Benji dhe Heki për angazhimin e tyre në FCZ dhe t’u urojmë atyre fat të mbarë dhe suksese”, thuhet në njoftim.