Pas fitores së FC Kukësit ndaj Rudar Pljevlja të Malit të Zi, ekipi shqiptar do të përballet me ekipin austriak
“Austria Wien”, në raundin e dytë kualifikues e vlefshme për Europa Ligë.
Ndeshja futbollistike do të zhvillohet më 14 korrik në stadiumin kryesor të Vjenës “Happel –Stadion” duke filluar nga ora 21.00
Presidenti i klubit të Kukësit, Safet Gjici ka premtuar plot 150 mijë euro premi në rast se ekipi shqiptar kalon skuadrën austriake.
Albinfo.ch
