Një nga skuadrat më të suksesshme shqiptare në Zvicër është Kosova e Cyrihut.
Kjo skuadër garon në Ligën Ndër-Regjionale, Grupi i Tretë, ku ndodhet në mesin e tabelës.
Në fundjavë, Kosova ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme duke mundur Eschen në udhëtim me rezultat 3:1, shkruan albinfo.ch.
Kjo fitore e ka ngritur FC Kosovën në vendin e gjashtë në tabelë me 20 pikë, me gjashtë fitore, dy barazime dhe katër humbje. Kuqezinjtë kanë shënuar 28 gola, derisa kanë pranuar 19.
Ndërkohë, Eschen ka humbur vendin e parë, që tani mbahet nga Wettswil-Bonstetten me 26 pikë pas 12 xhirove.