FC Kosova e Zurichut ka shënuar një fitore mjaft të rëndësishme.
Skuadra shqiptare fitoi ndaj Gossau me rezultat 2:1. Ishte kundërshtare që kaloi në epërsi në minutën e gjashtë, por Selimi ka barazuar në minutën e 39-të, derisa në minutat shtesë i kuqezinjve mjaftoi për tri pikë, shkruan albinfo.ch.
Tani kuqezinjtë kanë grumbulluar 21 pikë, duke u renditur në mesin e tabelës dhe janë shtatë pikë larg vendit të parë apo dhjetë pikë larg vendit të fundit.
