Ndeshja zhvillohet në stadiumin Buchlern, pikërishtë aty ku edhe FC Kosova i zhvillon ndeshjet e veta.
Andaj ju ftojmë që sa më shumë nga ne dhe miq e të afërm tuaj të vini në stadium që të bëjmë përkrahjen morale të Dardanisë.
Dardania që nga ky vit garon në ligën e dytë interregjionale në grupin në të cilën ka qenë edhe FC Kosova.
FC Dardania është në kërkim të fitores së parë në këtë kampionat.
«Me një mbështetje të madhe përmes pranisë sonë, do të ndihmonim shumë që Dardania të shijojë pikët e para në këtë ligë», thuhet në njoftim të FC Kosovës.
Për informata mund të paraqiteni në Tel. : 079 353 60 29
Adresa: Friedhofstrasse, Zürich