FC Dardania Basel me anë të një komunikate ka bërë të ditur se, vullnetarisht do të largohet nga Liga e Dytë Inter-Regjionale, për të kaluar në atë të tretë, shkruan albinfo.ch.
“Ekipi i parë edhe në edicionin e nëntë me radhë arriti të mbijetojë në Ligën e Dytë (si dhe një edicion në Ligën InterRegjionale), mirëpo shkaku i kushteve të vështira, kryesia e klubit ka vendosur që në sezonin e radhës, ekipi i parë të tërhiqet vullnetarisht dhe të fillojë garat në Ligën e Tretë.
Kushtet e vështira të klubit nuk janë të anës sportive, por të luajtur në Ligën e Dytë, klubi duhet të posedojë së paku dy ekipe me juniorë (A, B ose C), kurse ne kemi patur vetëm një ekip me A-Junior. Ky ka qenë problemi më i madh i ynë që disa vite për të rekruetuar juniorë edhe sidomos trajnerë për këto ekipe”, thuhet ndër të tjera në reagimin e klubit shqiptar në Bazel.
Klubi ka kërkuar ndihmë nga të gjithë për të dalur nga një situatë aspak e mirë.
