FC Bashkimi nga Flumsi i St. Gallenit është skuadra më e re shqiptare në Zvicër.
Për dy vite sa garon në Ligat amatore të rajonit Lindor, FC Bashkimin gjithmonë në tabelë e gjen lartë e më lartë.
Sezonin e shkuar nga liga e 5-të u ngritën në ligën e 4-të, kurse në sezonin aktual 2018/19, renditet në vend të katërt, me 18-të pikë, me katër pikë më pak se ekipi i parë, njofton Albinfo.ch.
Nëntë fitore, asnjë barazim dhe tre humbje është rezultati i përgjithshëm, aktualisht.
Bie në sy golat e shënuar në nëntë takime, gjithsejtë, 35 gola. Takimi i parë në pranverë për Bashkimin është më 7 prill 2019.