Komiteti kosovar për Lojëra Olimpike ka njoftuar se garuesi Drin Kokaj ka përfunduar garimin në Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj “Lozana 2020” , shkruan albinfo.ch.
Sipas tyre, fati i keq e përcolli sot garuesin kosovar, pasi ai u diskualifikua pas lëshimit të parë të mbajtur në Qendrëm Skitare “Les Diasblerets” të Lozanës.
Ky është njoftimi i plotë:
Skitari ynë, Drin Kokaj, përfundoi garimin në Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj “Lozana 2020”.
Ashtu sikurse në sllallom të madh, fati nuk ishte me Drinin, i cili u diskualifikua pas lëshimit të parë, të mbajtur sot në Qendrën Skitare “Les Diablerets” të Lozanës.
Fillimisht Kokaj doli i 50-ti nga 77 garues, por më pas gjyqtarët gjetën një gabim gjatë lëshimit, për çka e diskualifikuan. Lëshimin nuk e përfunduan 24 garues.
Sidoqoftë, kjo është një përvojë e mirë për Drinin, i cili pati rastin të garojë në ngjarjen më të madhe sportive për të rinj.
Në “Lozana 2020” pjesëmarrëse ishte edhe skitarja tjetër, Era Shala, e cila theu këmbën gjatë përgatitjeve.
KOK iu uron më shumë suksese garuesëve tanë në garat e ardhshme ndërkombëtare