Me interesin publik për dëmtimet që po shkaktohen nga materialet plastike, kompania Plastindia Foundation dhe partnerët e vet kanë organizuar një kampanjë për të demonstruar vlerën e riciklimit.
Ata vendosën të thyejnë një rekord të “Guinnessit” për të promovuar mesazhin e tyre. Këtë e bënë duke e krijuar fanellën më të madhe në botë tërësisht të krijuar nga shishet e ricikluara të plastikës, transmeton Albinfo.ch.
Për këtë fanellë u përdorën 200 mijë shishe plastike me peshë totale prej rreth 4000 kilogramësh si material për veshje, pas riciklimit.
Fanella ka dimensionet 96.86 metra gjatësi dhe 69.77 metra gjerësi.
https://www.youtube.com/watch?v=9k4HwPheckE