Sipas Schweizer Medien, familjet që banojnë në Zvicër kanë shpenzuar për vitin 2011 mesatarisht 3’150 franga për konsum mediatik. Për herë të parë kjo shifër përfshin edhe smartphon-in si dhe tabletat elektronike, të cilat në të ardhmen duhet të gjenerojnë të ardhura edhe më të mëdha.
Krizat financiare dhe ndryshimet në botën e komunikimit me ardhjen e smartphoneve dhe tabletava përbejnë sfida për drejtuesit e mediave. Kjo është ajo që nxjerr në pah një studim i paraqitur nga ana e organizatës mediale “Schweizer MEDIEN”.
Për shumë botues, dilema është që të mbajmë kontrollin e shpenzimeve duke investuar në ofertat krijuese të reja. Rreth 75% të përgjegjësve për media mbështesin përmbajtjet me pagesë të platformave elektronike.
Zviceranët kanë shpenzuar 1,674 miliardë franga në vitin 2011 për shtypin e zakonshëm, ose 3% më pak se në vitin 2010. Të ardhurat nga shitjet e abonimeve nuk kanë lëvizur prej 1.147 miliard (-0,5%), ndërsa shitjet me numër kanë rënë për 8 për qind ( 527 milionë).