Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe zonja e parë kanë filluar festimet e Halloween-it, duke shpërndarë karamele nga Shtëpia e Bardhë. Qindra fëmijë të familjeve ushtarake veshën kostume dhe të shoqëruar nga prindërit e tyre u rreshtuan për të marrë ëmbëlsira nga Çifti i Parë i Amerikës.
Presidenti dhe Zonja e Parë gjithashtu pozuan për foto me vizitorët, ku shihet edhe se si është zbukuruar Shtëpia e Bardhë për këtë festë.