Si çdo vit, edhe këtë vit Shoqata Dora e Vendlindjes (DEV) grumbulloi libra për Kosovën. Kësaj radhe u tubuan 1111 Libra, një numër ky simbolik për përvjetorin e 11-të të shtetit t të Kosovës.
Zonja Evi Levi – Falkof me këtë rast e realizoi dëshirën e babait të saj, z. Ari Falkof dhe vëllait z. Dan Oren Falkof, tani të dytë të ndjerë, që librat e bibliotekës familjare në Cyrih t`u dhurohen bibliotekave në Kosovë, shkruan albinfo.ch.
Arie dhe Chana Falkof
Nga familja Falkof u dhuruan rreth 750 libra. Pjesa tjetr e librave u tubuan nga familjet: F.Krasniqi, L.Gacaferi dhe ajo B.Rexha. E bija e Arie Falkofit z.Eva Levi Falkof tha se librat u dhuruan në shenjë mirënjohjeje dhe respekti për ndihmën që ka dhënë populli shqiptar për hebrenjtë në Luftën e Dytë Botërore.
Dan Oren Falkof (me kapele të kuqe në dorë) me miq shqiptarë në Jerusalem
Po ashtu kjo u realizua edhe në shenjë të miqësisë në vazhdimësi të kësaj familjeje me disa familje shqiptare në Cyrih të Zvicrës.
Transportin e realizoi me një çmim të asyeshëm Firma Abedini transport.
Në emër të DEV, Br.



