Bashkatdhetari ynë që jeton në Zvicër, Kened Frrokaj ka bërë të lumtur familjen Muslijaj nga fshati Plançor i komunës së Gjakovës. Familja Muslijaj jetonte në kushte të mjerueshme banimi, por falë bashkëfshatarit, jeta e kësaj familje ka ndryshuar tërësisht.
Familjes 7 anëtarëshe iu ndërtua një shtëpi e re, tridhomëshe, me të gjitha kushtet e nevojshme të banimit.
I gjithë ndërtimi i kësaj shtëpie është donacion i familjes Frrokaj, raporton TV Syri në Gjakovë.
Kenedi në fillim mbylli dyert e barakës në të cilën kishte jetuar familja Muslijaj, e cila kishte një hapësirë të vogël dhe pak kushte normale për jetë.
Pastaj ai dorëzoi çelësat e shtëpisë së re, vlera e të cilës është rreth 36 mijë euro, dhe ofron të gjitha kushtet për jetesë.
Kryefamiljari Besim Muslijaj me lot në sy falënderon familjen Frrokaj për ndërtimin e kësaj shtëpie.
Albinfo.ch