Ilir B. nga Maqedonia e Veriut dyshohet se e theri me thikë gruan e tij mbrëmjen e së hënës së kësaj jave.
Të afërmit e të dyshuarit tani kanë frikë nga hakmarrja, shkruan “Blick”, përcjell Albinfo.ch.
Gazeta zvicerane shkruar se 37-vjeçari Ilir B. dyshohet se ka vrarë gruan e tij Luiza B. në banesën e tyre në Dietikon.
“Blick” njoftoi se të afërmit e kryesit të supozuar tashmë kanë frikë të gjakmarrjes.
Kushëriri i Ilir B. thotë: “Ne duhet të presim një sulm nga familja e L. Ata janë të gjithë shqiptarë dhe nuk ka rëndësi që ata jetojnë në Zvicër”.
Sipas gazetës, një BMW i zi është duke patrulluar shtëpinë e një të afërmi. Policia Kantonale e Cyrihut nuk jep informacione për masat e mundshme mbrojtëse. Familja është nën përkujdesje.