Kompania ajrore austriake Niki është duke shkuar drejt falimentimit, shkruajnë mediat vendase, përcjell albinfo.ch.
Linja ajrore gjermane Lufthansa tërhoqi një ofertë për të marrë përsipër Niki, një degë e Air Berlin të falimentuar, pasi ajo synon të sigurojë “dritën e gjelbër” të BE-së për marrjen e planifikuar të pjesës më të madhe të Air Berlin.
Qeveria gjermane shprehu keqardhje për zhvillimin e kësaj situate, e cila siç njoftohet, do të çojë në falimentimin e Niki.
Sipas faqes së internetit të aeroportit të Vjenës, katër nga pesë fluturimet e Niki të planifikuar për të enjten janë anuluar, duke shkaktuar huti te pasagjerët.