Zvicra vazhdon të mbështesë qasje të barabartë në shërbime shëndetësore cilësore, transmeton albinfo.ch.

Falë mbështetjes zvicerane, 20 komuna të Kosovës kanë përmirësuar më tej cilësinë e kujdesit parësor shëndetësor dhe kanë prezantuar shërbimet dhe këshillimet për pacientët me sëmundje kronike.

Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit profesionistët shëndetësorë anekënd Kosovës inkurajuan qytetarët për kontrolle të rregullta mjekësore dhe ndryshime në stilin e jetesës për parandalimin e sëmundjeve kronike.
