Është bërë e ditur se falë mbështetjes së Zvicrës, më shumë se 80 % e popullsisë së komunës së Skenderajt tani kanë qasje në ujë të sigurt.
I shoqëruar nga kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ambasadori zviceran, Thomas Kolly, ka vizituar objektet e reja që ofrojnë shërbime cilësore të ujit për popullatën.
Në fshatin Rezallë e Re, ai dëshmoi kënaqësinë e qytetarëve që përfitojnë nga lidhjet që sjellin ujë në shtëpitë e tyre.
Gjatë vizitës pasuese në Memorialin Adem Jashari në Prekaz, ku dhjetëra anëtarë të familjes Jashari dhe të tjerë humbën jetën gjatë konfliktit në mars të vitit 1998, Ambasadori zviceran shprehu emocionin e thellë. /Albinfo.ch

