Që kur kompania publikoi planet për kriptovalutën Libra në muajin qershor, është përballë me akuza dhe kritika të shumta në Evropë, veçanërisht në Francë dhe Gjermani të cilat kërcënojnë me bllokimin e saj.
“Objektivi ynë është lëshimi në përdorim i Libras vitin e ardhshëm. Deri atëherë do të na duhet të adresojmë të gjitha pyetje dhe të krijojmë kushtet e nevojshme për rregullimin e saj”, tha shefi i Blockchain pranë Facebookut, David Marcus, përcjell Telegrafi.
Projekti i gjigantit të medias sociale është një tentativë e profilit të lartë për të nxitur adoptimin masiv të kriptovalutave, shkruan telegrafi, përcjell albinfo.ch