Facebook-u gjatë ditës së sotme është akuzuar në Britani të Madhe se ka bërë shpërndarje të të dhënave personale të përdoruesve, disave nga kompanitë e caktuara.
Këto akuza janë bërë nga ana e një komisioni parlamentar britanik.
Në anën tjetër, Facebook ka vetëmbrojtur veten.
Kryetari i Komisionit për Dixhitalizim, Kulutrë dhe Media nga Dhoma e Komunëve ka shkruar në Twittër se: “Publikimi i këtyre dokumenteve është në interesin e publikut”, shkruajnë mediat britanike, përcjell Albinfo.ch.
Të njëjtit kanë ngritur pikëpyetje në mënyrë se si arrihet të menaxhohet Facebook dhe të dhënat e përdoruesve të tij.