Jo vetëm meshkujt shqiptarë janë të suksesshëm në boks, si Luan Krasniqi, Haxhi Krasniqi, Arnold Gjergjaj, Nuri e Sefer Seferi, dhe shumë të tjerë.
Edhe femrat janë shumë të guximshme, por edhe shumë të forta e të suksesshme, shkruan albinfo.ch.
E tillë është edhe Fabiania Bytyqi, që është shpallur kampione e botës në nivelin WBC.
Ajo ka arritur të mposht britanike Denise Castle, pas dhjetë raundeve të zhvilluara.
Bytyqi, e cila ka nënshtetësi çeke, ka treguar një angazhim të jashtëzakonshëm, duke arritur synimin e saj të madh, derisa kujtojmë se është vetëm 22-vjeçare dhe premton shumë për të ardhmen.