Shqipëria do ta nisë rrugëtimin e saj në Kampionatin Evropian kundër kampionëve në fuqi të Evropës më 15 qershor 2024 ndaj Italisë.
Sfida do të luhet në orën 21:00, në stadiumin “BVB Stadion Dortmund”, transmeton albinfo.ch.
Katër ditë më pas, më 19 qershor 2024, kuqezinjtë do të luajnë ndeshjen e dytë të Evropianit kundër Kroacisë, duke nisur nga ora 15:00, në stadiumin “Volksparkstadion Hamburg”.
Ndeshjen e fundit në Grupin B, Shqipëria do ta luajë ndaj Spanjës, më 24 qershor 2024, në stadiumin “Dusseldorf Arena”, në orën 21:00.
Orari
15.06.2024 Itali vs Shqipëri, “BVB Stadion Dortmund”, ora: 21:00
19.06.2024 – Kroaci vs Shqipëri, “Volksparkstadion Hamburg”, ora: 15:00
24.06.2024- Shqipëri vs Spanjë, “Düsseldorf Arena”, ora: 21:00