Numri i emigrantëve të paligjshëm që vijnë në Evropë është më i lartë se në kohën e “Pranverës Arabe”, raporton Agjencia e Kufijve e BE-së, Frontex.
Numri i emigrantëve të paligjshëm që arrijnë në Europë është rritur tetëfish këtët vit.
Nga janari deri në prill të këtij viti janë 42 mijë emigrantë që u regjistruan nga Frontex , agjencia e kufijve e Bashkimit Evropian.
Të paktën një e treta e të ardhurve të fundit janë nga Siria, duke ikur nga lufta civile. Por të tjerët janë të ardhur nga Afganistani dhe Eritrea.