“Ne mendojmë se mund të krijojmë një mini-Shengen duke i lejuar njerëzit të udhëtojnë pa kontrolle kufitare, teste ose karantinë në mes të qershorit”, tha ministri i Jashtëm çek, Tomas Petricek, pas bisedimeve me homologët e tij austriakë dhe sllovakë, shkruan GE, përcjell albinfo.ch
Austria dhe Gjermania kanë njoftuar tashmë se do t’i hapin kufijtë midis tyre më 15 qershor.
“Nëse ata e bëjnë këtë, do të ishte mirë të hapeshin kufijtë me Gjermaninë, Austrinë, Hungarinë dhe, shpresojmë edhe me Sllovakinë, më 15 qershor”, tha kryeministri çek Andrej Babis.
Të pesë vendet, kohët e fundit, kanë lehtësuar kufizimet e brendshme për të frenuar pandeminë.