Arlind Ajeti ka shkëlqyer në Kampionatin Evropian me Shqipërinë në Francë dhe tashmë po kërkohet nga shumë klube evropiane, shkruan albinfo.ch.
Ajeti është futbollist i lirë, pasi Frosinone ka rënë nga Serie A dhe kjo e bën atë edhe më të kërkuar. Ai po kërkohet nga Torino, Bologna e Pesacara, por në garë kanë hyrë edhe Lazio dhe Atalanta. Kjo e fundit në radhët e saj kanë Berat Gjimshitin dhe dyshja shqiptare sezonin e ardhshëm mund të luajnë bashkë.
Nga jashtë Italisë ka patur interes nga Fenerbahçe në Turqi, Werder Bremen në Gjermani dhe Stoke City në Angli. Ajeti ka marrë kohën e mjaftueshme për t’u menduar dhe bërë të bërë zgjedhjen e duhur për karrierën e tij. Në kampionatin italian tashmë është i përshtatur, pas i mjaftuan 6 muajt e kaluar në radhët e Frosinones, që i shërbyem për të fituar vendin e titullarit në kombëtare.