Komisioni Evropian tha të mërkurën se ka arritur një marrëveshje me Pfizer dhe BioNTech për furnizimin e dozave shtesë prej 4 milionë sosh që do të dorëzohen këtë muaj, sipas Reuters.
Dozat për të vaksinuar 2 milionë njerëz do të furnizohen përveç dërgesave të planifikuara.
Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit, tha: Për të trajtuar variantet agresive të virusit dhe për të përmirësuar situatën, veprimi i shpejtë dhe vendimtar është i nevojshëm.
Një zëdhënëse e BioNTech tha se dozat shtesë ishin rezultat i një “përmirësimi të efikasitetit”, përcjell albinfo.ch.