Në zonën e euros në dhjetor ishte regjistruar inflacion negativ minus 0.2 për qind, për shkak të rënies së çmimeve të naftës, problemet e mundshme të mëdha dhe rreziqet e rikuperimit të krizës në Greqi.
Frika për një dalje të mundshme të Greqisë nga zona e euros, nëse zgjedhjet në Athinë këtë muaj i fiton e majta, ka shkaktuar një rënie në aksionet evropiane dhe euro ka shënuar rënie në minimum në këto nëntë vjetët e fundit kundrejt dollarit, raporton France Presse.
Ekonomistët tani presin veprim të Bankës Qendrore Evropiane, i cili kishte njoftuar aktivizimin e një programi të gjerë për blerjen e obligimeve nëse inflacioni arrin zero.