Jo më larg se në fillim të periudhës së orarit aktual të dimrit, Eurowings kishte nisur një lidhje pa ndalesë të ndërmjetme midis Prishtinës dhe Vjenës. Por kjo shumë shpejt do të përfundojë, sepse më 25 janar të vitit 2020 transportuesi në fjalë do të heqë dorë përsëri nga kjo linjë, raporton Ex-Yu-Avation.com.
Deri më tani, linja Prishtinë-Vjenë është mbajtur nga baza e Eurowings në Kosovë, transmeton albinfo.ch. Austrian Airlines gjithashtu ofron shërbimin e saj në këtë destinacion.
Por, me hyrjen në treg të kompanisë ajrore me kosto të ulët Wizzair, situata ka ndryshuar në mënyrë aq thelbësore sa që EW është dashur të vendosë për braktisjen e fluturimeve në këtë destinacion, përcjell albinfo.ch. Linja ajrore hungareze me kosto të ulët ka filluar fluturimet mes Vjenës dhe Prishtinës që nga 18 dhjetori 2019.